7 November 2026, 11:58
Nga E. D
Ndue Paluca
ANGLI- Një shqiptar, i dënuar për kultivim kanabisi dhe furnizim të një grupi të organizuar kriminal me drogë, ka fituar të drejtën për rishqyrtimin e çështjes së tij në Britaninë e Madhe, pasi një gjykatë ka rrëzuar vendimin e mëparshëm që e cilësonte atë si kriminel të huaj që përbën rrezik për shoqërinë. Bëhet fjalë për Ndue Palucën, i cili u dënua me burg në tetor të vitit 2021 për përfshirje në kultivimin e kanabisit dhe furnizimin e një bande të organizuar kriminale.
Paluca kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar pa leje në vitin 2012. Në vitin 2015, ai kishte aplikuar për azil, duke argumentuar se kishte krijuar familje dhe kishte dy vajza të vogla. Megjithatë, më vonë e tërhoqi kërkesën për azil, e cila ishte bërë në një kohë kur ai përballej me mundësinë e deportimit. Sipas të dhënave të çështjes, shqiptari kishte shërbyer si kultivues kanabisi për një grup të krimit të organizuar.
Përveç kësaj, ai ishte përfshirë edhe në disa aktivitete të tjera të dyshimta, si marrëveshje për automjete, hapje llogarish bankare dhe sigurim kontratash qiraje. Pas dënimit të tij në vitin 2021, Ministria e Brendshme britanike konstatoi se ai nuk mund të deportohej automatikisht, pasi dënimi me burg ishte më pak se 12 muaj.
Për këtë arsye, autoritetet kërkuan që deportimi të justifikohej me argumentin se veprimtaria e tij kishte shkaktuar “dëm serioz”. Fillimisht, gjykata e shkallës së parë e kishte pranuar këtë argument dhe kishte vendosur se Paluca duhej të konsiderohej kriminel i huaj.
Sipas gjyqtarit të asaj kohe, fakti që roli i tij në grupin kriminal ishte i kufizuar nuk e përjashtonte përgjegjësinë për dëmin e shkaktuar nga veprimtaria e paligjshme. Megjithatë, ky vendim është rrëzuar tashmë nga gjyqtarja Sarah Grey, e cila vlerësoi se nuk kishte prova të mjaftueshme për të vërtetuar se veprimet e Palucës kishin shkaktuar “dëm serioz”.
Në vendimin e saj, ajo theksoi se nuk kishte prova që droga e kultivuar të ishte hedhur në treg dhe as që Paluca të kishte marrë pjesë në aspekte të tjera të rënda të trafikut të drogës. Për këtë arsye, vendimi i mëparshëm është anuluar dhe çështja do të shqyrtohet nga e para në gjykatën e shkallës së parë./Dosja.al
Ndue Palucën
Aktualitet
7 November 2026, 11:45
E. D
TIRANË- “Kuzhina”, “hipja”, “dalja” dhe “token” ishin disa nga termat e përdorur në komunik...
Aktualitet
7 November 2026, 11:36
E. D
SPAK
TIRANË- SPAK ka identifikuar pesë episode të sekuestrimit të sasive të mëdha të kokainës, të lidhura me akt...
Aktualitet
7 November 2026, 11:27
E. D
TIRANË- SPAK ka zbardhur rolet dhe ndarjen e detyrave mes drejtuesve të organizatës kriminale që dyshohet se trafikoi 61 tonë kok...
Aktualitet
7 November 2026, 11:10
E. D
SPAK
TIRANË- SPAK ka zbardhur mënyrën se si funksiononte organizata kriminale ndërkombëtare e drejtuar nga Franc Gergely dhe Er...
Aktualitet
7 November 2026, 11:04
E. D
VLORË- Shtatë fëmijë të kopshtit nr. 10 në Vlorë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi, pasi kanë shfaqur simptoma ...
Aktualitet
7 November 2026, 10:54
E. D
BULQIZË- Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vdekjen e 62-vjeçarit Urim Fiku, i cili humbi jetën më 3 në...
Aktualitet
7 November 2026, 10:44
E. D
TIRANË- SPAK ka zbardhur pasuritë e sekuestruara në kuadër të hetimit ndaj organizatës kriminale të Franc Çopjas...
Aktualitet
7 November 2026, 10:01
E. D
TIRANË- SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 16 persona, pjesë e grupit kriminal të Franc Çopjas dhe Ervis...
Aktualitet
7 November 2026, 09:58
E. D
ATHINË- Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi në Athinë i 43-vjeçarit shqiptar Nikolin Pali, i dënuar në mu...
Aktualitet
7 November 2026, 09:44
E. D
TIRANË- Një tjetër produkt i tregtuar në Shqipëri po tërhiqet nga tregu pas një sinjalizimi nga jashtë vendit.&nbs...