9 November 2026, 07:45
Nga E.d
Pamje
BRAZIL- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Brazilin, ku dhjetë anëtarë të së njëjtës familje, mes tyre pesë fëmijë, humbën jetën pasi makina me të cilën udhëtonin u përmbys dhe përfundoi në një liqen. Aksidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje, në një zonë rurale pranë Quatis, në rajonin Barra Mansa, në shtetin e Rio de Janeiros.
Mes viktimave është edhe një foshnjë. Automjeti u gjet i zhytur plotësisht në ujë nga një kalimtar në orët e para të së dielës, i cili njoftoi menjëherë shërbimet e emergjencës. Ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, por fatkeqësisht asnjë prej dhjetë personave që ndodheshin në makinë nuk arriti të mbijetonte. Sipas autoriteteve, viktimat ishin pesë të rritur dhe pesë fëmijë.
Sipas hetimeve paraprake, një nga elementët që po shqyrtohet është fakti se automjeti kishte më shumë pasagjerë sesa numri i lejuar. Gjithashtu, zona ku ndodhi aksidenti nuk kishte ndriçim publik dhe nuk kishte kamera sigurie që mund të ndihmonin në zbardhjen e ngjarjes.
Në operacionin e shpëtimit u angazhuan rreth 30 zjarrfikës, dhjetë automjete, një varkë dhe dy zhytës, të cilët nxorën trupat e viktimave nga automjeti i fundosur. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar se si makina doli nga rruga dhe përfundoi në liqen.
Tragjedia ndodhi në një fundjavë të shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe përmbytje në disa zona të shtetit të Rio de Janeiros. Megjithatë, deri më tani nuk është konfirmuar nëse kushtet atmosferike kanë ndikuar në aksident. Në shenjë zie për humbjen e dhjetë jetëve, autoritetet e Barra Mansa shpallën tre ditë zie zyrtare. Flamujt në institucionet dhe ndërtesat publike do të ulen në gjysmështizë./Dosja.al
brazil 10 anëtarë tragjedi
Bota
9 November 2026, 07:44
G.M
Israel Katz
IZRAEL- Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, la të hapur mundësinë e operacioneve të reja ushtarake kundër Teherani...
Bota
9 November 2026, 07:24
G.M
Joe Biden
SHBA- Ish-presidenti amerikan pranon se gjendja shëndetësore e ka detyruar të kufizojë aktivitetet publike për promo...
Bota
9 November 2026, 07:32
E.d
Pamje
KINA- Një zjarr i përmasave të mëdha në një pallat apartamentesh në qytetin Taiyuan, në provincën Sha...
Bota
9 November 2026, 07:27
E.d
24-vjeçari, Michal Oksinski
POLONI- Polonia vijon të jetë e tronditur nga ngjarja e rëndë e ndodhur të shtunën pasdi...
Bota
9 November 2026, 07:22
E.d
Foto ilustruse
Kërcënimet për bomba në trafikun ajror evropian kanë alarmuar autoritetet në Evropë dhe kanë shkaktuar ...
Bota
9 November 2026, 07:19
E.d
Foto ilustruse
Reagimet e vendeve ndaj krizës energjetike të shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme kanë qenë shumë të ndry...
Bota
8 November 2026, 23:00
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka pranuar se politika e tij për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm mund...
Bota
8 November 2026, 22:50
E.d
Pamje
HOLANDA- Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kund&eum...
Bota
8 November 2026, 22:44
E.d
Nicolás Maduro
SHBA- Jeta e ish-presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro dhe bashkëshortes së tij, Celia Flores, ka nd...
Bota
8 November 2026, 22:25
E.d
Jensen Huang dhe Alice Huang
SHBA- CEO i gjigantit teknologjik Nvidia, Jensen Huang ka pranuar se ka pasur një marrëdhënie jashtëmartesore...