23 October 2026, 13:30
Nga DOSJA

HOLANDE - Louis van Gaal ka lëshuar akuza të forta ndaj UEFA-s, duke kritikuar formatin e ri të Champions League dhe duke e akuzuar organizatën se vendos interesat financiare mbi cilësinë e futbollit. Ish-trajneri holandez, fitues i trofeut me Ajaxin në sezonin 1994/95, e konsideron të papërshtatshëm sistemin aktual me 36 skuadra në një fazë të përbashkët lige.
“Është qesharake që UEFA krijoi këtë strukturë për Ligën e Kampionëve. Në ditët e sotme, çdo grup i panjohurish mund të marrë pjesë në të. UEFA mendon vetëm të fitojë para. Është një botë e korruptuar”, u shpreh Van Gaal, sipas The Sun.
Për trajnerin 75-vjeçar, nëse kompeticioni mban emrin e kampionëve, atëherë duhet të përfshijë vetëm ekipet më të mira të Europës. Sipas tij, një përzgjedhje më e fortë do të zvogëlonte diferencat mes skuadrave dhe do të garantonte ndeshje me nivel më të lartë.
Van Gaal propozon krijimin e një sistemi të ndarë sipas niveleve, me një Ligë A, Ligë B e kështu me radhë. Ai beson se Europa League dhe Conference League nuk e zgjidhin problemin e formatit aktual, por përdoren nga UEFA për të justifikuar strukturën e garave.
Kritikat e holandezit nuk lidhen vetëm me cilësinë e ndeshjeve. Ai paralajmëron edhe për pasojat që kalendari i ngjeshur mund të ketë te futbollistët, duke argumentuar se numri i madh i takimeve rrit rrezikun e dëmtimeve.
“Ka shumë ndeshje, me një fazë grupesh më të gjatë dhe, rrjedhimisht, më shumë lëndime. Do të ishte më mirë të ktheheshim në një format me më pak ndeshje, duke organizuar gjithçka sipas rregullave të përcaktuara”, theksoi ai.
Sipas Van Gaal, një ndryshim i tillë do të sillte përballje më cilësore dhe më emocionuese, ndërsa do të ndihmonte edhe në uljen e ngarkesës fizike për lojtarët.
Në fund, ish-trajneri i Manchester United dhe i përfaqësueses së Holandës kujtoi se e kishte ngritur këtë shqetësim edhe dy dekada më parë, por pa gjetur mbështetjen e UEFA-s.
“Kjo është diçka që ia thashë UEFA-s 20 vjet më parë, por ata nuk më dëgjuan”, përfundoi Van Gaal.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 October 2026, 13:12
TIRANE - Federata e Futbollit ka zhvilluar ceremoninë e nisjes së Akademisë së Arbitrimit VII, duke çelur zyrtarisht sezonin e ...
Sport
23 October 2026, 13:00
SPANJE - Për disa tifozë, një foto me Lionel Messin është një ëndërr e realizuar. Për Dani Parrondon, një sho...
Sport
23 October 2026, 12:30
Lamine dhe Mbappé, në Superkupën e Spanjës 2026
SPANJE - ‘El Clasico’ e së dielës do të përfshijë d...
Sport
23 October 2026, 12:00
SPANJE - Hansi Flick dhe José Mourinho janë përballur vetëm një herë në karrierën e tyre si trajnerë, me gj...
Sport
23 October 2026, 11:30
ANGLI - Huazimi te Liverpooli duket se ka shënuar një pikë kthese në karrierën e Ronald Araújos. Pas një periudhe t&e...
Sport
23 October 2026, 11:00
HOLANDE - Bota e motoçiklizmit është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të Romano Hummel, garuesit holandez që hum...
Sport
23 October 2026, 10:30
ARGJENTINE - Një zhvillim i ri ka shënuar procesin gjyqësor për vdekjen e Diego Armando Maradonës. Gjykata në Argjentinë ka ...
Sport
23 October 2026, 10:00
ARGJENTINE - Pablo Daniel Osvaldo po kalon një fazë më të mirë shëndetësore dhe po rikthen buzëqeshjen, pas javësh...
Sport
23 October 2026, 09:30
ZVICER - Franca humbi një mundësi të rëndësishme për të forcuar pozitat në garën me Portugalinë për vend...
Sport
23 October 2026, 09:00
Kimi Antonelli në një konferencë për shtyp të enjten
SHBA - Kimi Antonelli është pranë një rekordi historik ...