25 November 2026, 12:49
Nga E. D
Santiago Malko
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë, duke dënuar me 28 vite burg Erlis Dukën, i akuzuar për vrasjen e ish-efektivit të Policisë, Santiago Malko. Në gjykimin e parë, Duka ishte shpallur i pafajshëm, ndërsa Apeli ka vendosur ta dënojë, duke e gjetur fajtor për përfshirjen në ekzekutimin e 26-vjeçarit.
Për këtë ngjarje të rëndë janë dënuar më herët edhe persona të tjerë. Leonard Duka është dënuar me 30 vite burg, Ilir Selmani me 28 vite, ndërsa Fatmir Hyseni, Aleksandër Manxhaku, Dritan Aga, Blendi Teta dhe Oltian Loga me nga 25 vite burg secili. Santiago Malko, ish-efektiv policie, u vra mbrëmjen e 27 gushtit 2019, pasi u qëllua me breshëri plumbash në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Si ndodhi ngjarja?
Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzoi tetë persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica./Dosja.al
Santiago Malko vrasja e santiago malkos erlis duka
Aktualitet
25 November 2026, 12:12
E. D
ITALI- Një bisedë e përgjuar nga hetuesit në Katania ka nxjerrë në pah ndryshimet në tregun e kokainës në Ita...
Aktualitet
25 November 2026, 11:19
E. D
TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka refuzuar 3 ngarkesa me produkte ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar gjatë muajit nëntor...
Aktualitet
25 November 2026, 11:13
E. D
SPAK
TIRANË- SPAK ka paraqitur pretencën për 10 personat e dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, i cili merrej...
Aktualitet
25 November 2026, 10:26
E. D
pamjet
TIRANË- Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës po prodhojnë figura që po tërheqin vëmendjen për...
Aktualitet
25 November 2026, 09:52
E. D
ANGLI- Dy persona me origjinë shqiptare janë arrestuar në Angli, pasi dyshohet se kanë hyrë pa autorizim në rezidencën ...
Aktualitet
25 November 2026, 09:44
E. D
pamjet
VLORË- Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës në lagjen “1 Maji” në Vl...
Aktualitet
25 November 2026, 09:34
E. D
SPANJË- Tre shqiptarë janë arrestuar në Spanjë, pasi dyshohen si autorë të 17 grabitjeve në banesa në tri pro...
Aktualitet
25 November 2026, 09:25
E. D
TIRANË- Në rrugët e Tiranës, zemërimi ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama është shprehur prej muajsh p&eu...
Aktualitet
25 November 2026, 09:24
E. D
PRISHTINË- Prokuroria Themelore në Prishtinë ka zbardhur detaje të reja nga hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra më...
Aktualitet
25 November 2026, 07:33
E. D
TIRANË- Vala e re e ndërtimeve për kulla shumëkatëshe dhe përfundimit të ndërtimeve në Bulevardin e Ri ka krijuar ...