21 October 2026, 07:56
Nga E.d
Pamje
MEKSIKA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin Sonora në Meksikë, ku një 30-vjeçar me origjinë amerikane, i dyshuar për vrasjen e dentistit të tij, është vrarë nga policia gjatë një përpjekjeje për arrestimin e tij. Sipas mediave, Eduardo Rascon dyshohet se vrau dentistin 42-vjeçar Amed de Jesús Presiado Hernández më 15 tetor, pasi ky i fundit nuk pranoi ta vizitonte pa një takim të rezervuar.
Ngjarja ndodhi në klinikën dentare ku Rascon kishte kryer më parë disa trajtime. Refuzimi i dentistit për ta pritur atë dyshohet se shkaktoi zemërimin e 30-vjeçarit. Pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara, tregojnë të dyshuarin duke pritur dentistin në parking. Kur Hernández mbërriti me furgonin e tij të bardhë, Rascon dyshohet se qëlloi disa herë me armë zjarri drejt tij.
Pas krimit, autoritetet nisën kërkimet për të dyshuarin. Policia e lokalizoi atë në qytetin Agua Prieta, ku, ai hapi zjarr ndaj efektivëve, duke shkaktuar një shkëmbim zjarri. Gjatë përplasjes mbetën të plagosur edhe dy oficerë policie. Njëri pësoi një plagë sipërfaqësore nga plumbi në kokë, ndërsa tjetri u plagos në këmbën e majtë.
Pavarësisht ndihmës së parë të marrë në vendngjarje, 30-vjeçari nuk arriti të mbijetonte. Rascon kishte pasur më parë kontakte me autoritetet për incidente të tjera, përfshirë raste të dyshuara të përdorimit të drogës dhe drejtimit të automjetit nën ndikimin e substancave./Dosja.al
meksika
Bota
21 October 2026, 07:53
E.M
EGJIPT- Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur Egjiptin, ku një autobus turistik është përplasur me një kamion n...
Bota
21 October 2026, 07:46
E.d
Emmanuel Macron dhe Benjamin Netanyahu
FRANCA- Kryeministri izraelit i ka bërë thirrje Francës të përballet me ekstremizmin, duk...
Bota
21 October 2026, 07:42
E.M
ITALI- Një dekret i ri për sigurinë është miratuar nga Qeveria italiane duke ashpërsuar kështu masat ndaj personave që ...
Bota
21 October 2026, 07:32
E.M
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është përfshirë në një përplasje me një gazetar, këtë her...
Bota
21 October 2026, 07:26
E.M
AUSTRI- Volker Turk, Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, ka reaguar në lidhje me protestat që kanë ndodhur në disa shte...
Bota
20 October 2026, 22:25
G.M
Giorgia Meloni
ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka njoftuar masa të reja kundër dhunës gjatë protestave, duke paralajmë...
Bota
20 October 2026, 22:21
G.M
Pamje nga protestat ne france
FRANCË- Franca, pas ngjarjeve të egra të fundjavës, po bëhet gradualisht "baballari" i ri...
Bota
20 October 2026, 22:07
G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje Ukrainës që të tregojë vullnet për arritjen e nj&eu...
Bota
20 October 2026, 22:02
G.M
Donald Trump dhe Ilhan Omar
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar retorikën ndaj kongresmenes demokrate Ilhan Omar, përfaqë...
Bota
20 October 2026, 21:16
G.M
Senatorja demokrate, Jeanne Shaheen është në mesin e senatorëve që kërkuan nga Serbia që të mbajë zgjedhje të...