LIVE UPDATES
Editorial

A janë partitë …made in Albania.. Antikushtetuese?!

Ka përcaktuar kritere konkrete. Një parti nuk është demokratike vetëm sepse organizon kongrese, shpall rezultate votimi apo përfshin në statutin e saj fjalën demokraci.

17 November 2026, 10:36 Nga Auron Janku
A janë partitë …made in Albania.. Antikushtetuese?!
Auron Janku

Kur Kushtetuta kërkon demokraci brenda partive, por realiteti ngre dyshime për shkeljen e saj. Ekziston një dispozitë në Kushtetutën e Shqipërisë që duket sikur është shkruar për një demokraci tjetër, jo për atë që kemi ndërtuar gjatë këtyre tri dekadave. Është Neni 9, pika 1, dhe përcakton shprehimisht: «Partitë politike krijohen lirisht. Organizimi i tyre duhet të përputhet me parimet demokratike.»

Nuk thotë se partitë duhet të përpiqen të jenë demokratike. Nuk thotë se demokracia brenda tyre varet nga vullneti i kryetarit apo nga mënyra si interpretohet statuti. Thotë se organizimi i tyre duhet të përputhet me parimet demokratike. Është detyrim kushtetues, jo këshillë politike.

Atëherë, le të mos flasim për programet, bindjet apo simpatitë partiake. Le të flasim për ligjin dhe mënyrën se si funksionojnë partitë tona. Sepse pikërisht këtu lind një pyetje që meriton përgjigje: A janë partitë tona organizime demokratike, apo struktura që kanë përvetësuar të drejtën të kërkojnë demokraci nga qytetarët, pa qenë të detyruara ta zbatojnë atë brenda vetes?

Ligji është edhe më konkret se Kushtetuta. Neni 7 i Ligjit nr. 8580, «Për partitë politike», përcakton se organizimi i brendshëm i partive duhet të mbështetet në parimet demokratike. Këto përfshijnë ndërtimin e partisë nga poshtë lart, zgjedhjet demokratike për forumet drejtuese, të drejtën e çdo anëtari për të shprehur mendimin e vet, si dhe të drejtën për të zgjedhur dhe për t'u zgjedhur.

Pra, ligjvënësi nuk e ka lënë demokracinë partiake në nivel deklaratash. Ka përcaktuar kritere konkrete. Një parti nuk është demokratike vetëm sepse organizon kongrese, shpall rezultate votimi apo përfshin në statutin e saj fjalën demokraci. Ajo duhet ta praktikojë atë.

Dhe këtu fillon përplasja me realitetin shqiptar.

Çfarë ndodh kur kryetari kontrollon kandidaturat, përcakton përbërjen e forumeve dhe ndikon në mënyrë vendimtare në proceset zgjedhore? Çfarë ndodh kur anëtarësia votohet, por nuk ka mundësi reale të ndikojë në vendimmarrje? Kur kundërshtimi trajtohet si mosbindje, kandidaturat pengohen dhe karriera politike varet më shumë nga besnikëria ndaj drejtuesit sesa nga vullneti i anëtarëve?

A mund të quhet demokratik një organizim ku anëtari ka të drejtë të votojë, por nuk ka fuqi të kontrollojë ata që zgjedh? A mund të quhet zgjedhje demokratike një proces ku konkurrenca nuk është e barabartë dhe rregullat ndryshojnë sipas interesit të drejtuesve? 

Këto nuk janë thjesht probleme të kulturës politike. Janë rrethana që duhen ballafaquar me kriteret e përcaktuara në ligj. Një parti nuk mund të jetë demokratike në dokumentet e saj dhe jodemokratike në veprimtarinë reale.

Këtu qëndron edhe paradoksi: partitë janë organizata që synojnë të formojnë vullnetin politik të qytetarëve, të përzgjedhin përfaqësuesit dhe të marrin pjesë në drejtimin e shtetit. Por vetë mënyra e organizimit të tyre duhet t'u nënshtrohet rregullave demokratike. Ato nuk janë prona private të kryetarëve, as struktura që mund të administrohen sipas vullnetit personal të drejtuesve.

Kushtetuta ka parashikuar edhe mekanizmin e kontrollit. Neni 131, pika 1, shkronja «d», i jep Gjykatës Kushtetuese kompetencën të vendosë për çështjet që lidhen me kushtetutshmërinë e partive politike dhe veprimtarinë e tyre, në kuptim të Nenit 9. Ndërsa Neni 8 i Ligjit për Partitë Politike parashikon ndalimin e veprimtarisë antikushtetuese dhe rolin e Gjykatës Kushtetuese në këtë proces. Pra, nuk kemi të bëjmë me një parim të bukur, por pa mekanizëm zbatimi. Kushtetuta ka përcaktuar detyrimin, ligji ka konkretizuar kriteret dhe institucioni kompetent për shqyrtimin e kushtetutshmërisë ekziston.

Sigurisht, nuk mund të shpallet një parti antikushtetuese vetëm sepse kryetari ka pushtet të përqendruar apo sepse ekzistojnë konflikte të brendshme. Duhet të shqyrtohen statutet, proceset zgjedhore, e drejta e konkurrimit, pjesëmarrja e anëtarësisë dhe veprimtaria konkrete. Por pikërisht ky shqyrtim është detyrim që nuk mund të zëvendësohet me heshtje institucionale. Këtu lind pyetja tjetër: Kush e ka verifikuar seriozisht nëse partitë tona i përmbushin kriteret kushtetuese të demokracisë së brendshme? Dhe nëse nuk i përmbushin, pse këto dispozita mbeten vetëm në letër?

Nuk bëhet fjalë për të ndaluar partitë, për të kufizuar pluralizmin apo për të cenuar lirinë politike të qytetarëve. Përkundrazi, bëhet fjalë për të mbrojtur pluralizmin nga përvetësimi i tij prej strukturave që nuk garantojnë demokracinë brenda vetes. Liria për të krijuar parti nuk është liri për të mohuar parimet demokratike në organizimin e tyre.

Neni 9 përcakton detyrimin kushtetues. Neni 7 i ligjit konkretizon kriteret. Neni 131 përcakton autoritetin që shqyrton kushtetutshmërinë. Këto tri dispozita formojnë një zinxhir juridik që nuk mund të shpërfillet. Prandaj, pyetja e titullit nuk kërkon një dënim politik paraprak, por një përgjigje juridike të mbështetur në fakte: a i përmbushin partitë tona detyrimet që u imponon Kushtetuta, apo funksionojnë në kundërshtim me to?

Nuk mund t'u kërkojmë qytetarëve të respektojnë Kushtetutën, ndërsa organizatat që kërkojnë t'i përfaqësojnë të mos japin llogari për respektimin e saj. Provat tregojne mjaftueshem per cenimin e  Kushtetushmerise te partive kryesore ne Shqiperi. Kushtetuta nuk është pronë e partive. Partitë janë subjekte të Kushtetutës. Asnjera prej tyre nuk mund te jete mbi te.

Auron Janku

Sondazh

Editorial 9 November 2026, 10:16 Agim Nesho

Bashkim për një fitore të vonuar  

Agim Nesho Represioni policor i Ramës ndaj protestës popullore nuk është shenjë e mbajtjes së pushtetit, por rritjes së cmi...

Editorial 8 November 2026, 07:42 Irena Beqiraj

Përse pasuria nuk krijoi elitë?

Shqipëria ka prodhuar gjatë tri dekadave të fundit një numër të konsiderueshëm njerëzish të pasur. Disa e kanë...

Editorial 29 October 2026, 11:17 Auron Janku

Populli nuk fyhet. Populli dëgjohet

Auron Janku Në daljen e tij të fundit publike, Kryeministri iu drejtua një pjese të popullit të pakënaqur me fjalët “...

Editorial 27 October 2026, 13:48 Meri Lika

Paketa Fiskale 2027

Meri LIka Sot, ndërsa Tirana ende mban gjurmët e protestave të javëve të fundit, qeveria e nisi ditën me një lajm për ...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin