23 October 2026, 15:00
Nga DOSJA

ITALI - Massimiliano Allegri ka folur në prag të përballjes me Romën, duke vlerësuar formën e skuadrës së Gian Piero Gasperinit dhe duke theksuar se Napoli duhet të reagojë pas humbjes në Venecia. Trajneri e konsideron një sfidë me peshë të madhe, por jo vendimtare për ecurinë e sezonit.
Një nga temat kryesore të konferencës ishte pozicioni i Kevin De Bruyne. Allegri beson se mesfushori belg ka cilësitë për të luajtur edhe para mbrojtjes, në rolin e organizatorit, ose në një mesfushë me dy lojtarë.
“Lojtarë si ai kanë cilësi që i lejojnë të luajnë përpara mbrojtjes ose në një mesfushë me dy lojtarë. E kam vendosur në atë pozicion dhe ai ka luajtur. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, u shpreh Allegri, duke përmendur gjithashtu Stanislav Lobotkën dhe Billy Gilmour si alternativa në mesfushë.
Përballë Romës, trajneri pret një ndeshje të vështirë dhe me intensitet të lartë. Ai vlerësoi punën e Gasperinit, duke nënvizuar se skuadra kryeqytetase po luan me entuziazëm dhe ka cilësi teknike.
“Është një ndeshje që vlen shumë. Roma po bën shumë mirë dhe Gasperini po zhvillon një punë të shkëlqyer. Ne nuk ia dolëm në Venecia dhe do të ishte mirë të riktheheshim te rezultatet pozitive. Por nuk është ndeshja e fundit e sezonit. Jemi ende në javën e tetë”, deklaroi ai.
Allegri theksoi se Napoli duhet të përmirësojë mënyrën si mbrohet kur nuk ka topin, pa humbur ekuilibrin në përpjekjet për të sulmuar. Sipas tij, rezultati mbetet objektivi kryesor, pasi pikët janë ato që ndikojnë drejtpërdrejt në renditje dhe në vlerësimin e punës së skuadrës.
Sa i përket gjendjes së lojtarëve, trajneri konfirmoi se stafi po vlerëson disa alternativa. Scott McTominay nuk është ende në gjendjen optimale, ndërsa për Franck Zambo Anguissan do të merret një vendim pas analizimit të situatës fizike. Edhe Amir Rrahmani do të vlerësohet, ndërsa Napoli shpreson të rikuperojë gradualisht lojtarët që kanë pasur probleme.
Allegri foli gjithashtu për Rasmus Højlund, duke kërkuar qetësi dhe duke nënvizuar se sulmuesi po luan rregullisht. Për të, më e rëndësishmja është që skuadra të vazhdojë të shënojë dhe të gjejë zgjidhje kolektive, pa u përqendruar vetëm te performanca e individëve.
Në fund, trajneri u ndal edhe te rëndësia e aspektit psikologjik dhe menaxhimit të grupit. Ai beson se njohja e karakterit dhe kulturës së lojtarëve është pjesë thelbësore e punës së një trajneri, veçanërisht në një skuadër me futbollistë nga vende të ndryshme.
Për Napolin, sfida me Romën është një mundësi për të reaguar, për të rikuperuar besimin dhe për të mos humbur kontaktin me objektivin e zonës së Champions League. Allegri kërkon përmirësim, por mbi të gjitha kërkon pikë.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 October 2026, 14:30
SPANJE - Barcelona po përjeton një moment të jashtëzakonshëm në La Liga. Pavarësisht mungesës së Robert Lewandowsk...
Sport
23 October 2026, 14:00
ANGLI - Ish-mesfushori i Anglisë, Joe Cole, ka nisur një kritikë të ashpër ndaj kapitenit të Manchester United, Bruno Fernan...
Sport
23 October 2026, 13:41
SPANJE - Përpara ndeshjes së nxehtë midis Barcelonës dhe Real Madridit, të planifikuar për të dielën në or&eu...
Sport
23 October 2026, 13:30
HOLANDE - Louis van Gaal ka lëshuar akuza të forta ndaj UEFA-s, duke kritikuar formatin e ri të Champions League dhe duke e akuzuar organiz...
Sport
23 October 2026, 13:12
TIRANE - Federata e Futbollit ka zhvilluar ceremoninë e nisjes së Akademisë së Arbitrimit VII, duke çelur zyrtarisht sezonin e ...
Sport
23 October 2026, 13:00
SPANJE - Për disa tifozë, një foto me Lionel Messin është një ëndërr e realizuar. Për Dani Parrondon, një sho...
Sport
23 October 2026, 12:30
Lamine dhe Mbappé, në Superkupën e Spanjës 2026
SPANJE - ‘El Clasico’ e së dielës do të përfshijë d...
Sport
23 October 2026, 12:00
SPANJE - Hansi Flick dhe José Mourinho janë përballur vetëm një herë në karrierën e tyre si trajnerë, me gj...
Sport
23 October 2026, 11:30
ANGLI - Huazimi te Liverpooli duket se ka shënuar një pikë kthese në karrierën e Ronald Araújos. Pas një periudhe t&e...
Sport
23 October 2026, 11:00
HOLANDE - Bota e motoçiklizmit është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të Romano Hummel, garuesit holandez që hum...