24 November 2026, 13:59
Nga G.M
Djali i liderit çeçen, Ali Kadyrov, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, 8 qershor 2024.
Ali Kadyrov, djali 19-vjeçar i liderit çeçen, Ramzan Kadyrov, ka marrë shtetësinë serbe dhe tani mund të udhëtojë pa viza nëpër Evropë, njoftoi organizata joqeveritare ruse, Fondacioni për Luftën kundër Korrupsionit. Sipas hulumtimit të kësaj organizate, i riu mori shtetësinë me një vendim të Qeverisë së Serbisë, të datës 10 korrik 2025, me emrin Ali Ramzanoviç Musaev.
Në vendimin e Qeverisë, të publikuar në Gazetën Zyrtare, si emër i babait të Musaevit figuron Ramzan. Në vendim thuhet, gjithashtu, se i riu ka lindur më 14 dhjetor 2006 në Centoroj të Rusisë dhe se ka shtetësi ruse. Fondacioni për Luftën kundër Korrupsionit tha se të gjitha të dhënat, përveç mbiemrit, përputhen me ato të Ali Kadyrovit.
Media online Agencija shkruan se, para se ta merrte shtetësinë serbe, i riu e kishte ndryshuar zyrtarisht mbiemrin në Musaev, përmes shërbimit të gjendjes civile në Çeçeni. Qeveria e Serbisë nuk iu përgjigj menjëherë pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse ishte në dijeni se Ali Ramzanoviç Musaev është djali i liderit çeçen, Ramzan Kadyrov.
Kush është Ramzan Kadyrov?
REL-i i kërkoi Qeverisë të sqaronte edhe arsyet për dhënien e shtetësisë serbe Ali Ramzanoviç Musaevit. Fondacioni për Luftën kundër Korrupsionit pretendon se djali i liderit çeçen ka udhëtuar jashtë vendit me këtë mbiemër më shumë se 100 herë, pothuajse gjithmonë me avionë privatë dhe kryesisht drejt Dubait. Sipas fondacionit, me mbiemrin Musaev udhëtojnë edhe anëtarë të tjerë të familjes Kadyrov - Adam, Ahmat, Tabarik dhe Medni - përkatësisht dy djemtë, vajza dhe bashkëshortja e liderit çeçen.
Fondacioni për Luftën kundër Korrupsionit, i regjistruar më 2011 nga Aleksei Navalny, u kërkoi autoriteteve serbe që t’ia konfiskojnë pasaportën serbe djalit të liderit çeçen. Qeveria e Serbisë ka vazhduar praktikën e dhënies së shtetësisë shtetasve rusë, pavarësisht paralajmërimeve të Brukselit se kjo u mundëson atyre hyrjen pa viza në Bashkimin Evropian./REL
Ramzan Kadyrov Ali Kadyrov
Bota
24 November 2026, 13:34
G.M
Protestë para selisë së Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në Lozanë të Zvicrës - fotografi arkivi
Bashkimi Evropian ...
Bota
24 November 2026, 13:00
G.M
Selia e Komisionit Evropian në Bruksel
Serbia “me shumë gjasë” nuk do të harmonizohet me deklaratën përfundim...
Bota
24 November 2026, 10:31
E. D
SERBI- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkollën e Parë Teknike në Kraguje...
Bota
24 November 2026, 09:17
E. D
SHBA- “Hëna e Kastorit”, siç njihet ndryshe hëna e plotë e muajit nëntor, do të arrijë kulmin e saj sonte...
Bota
24 November 2026, 08:45
E. D
UKRAINË- Më shumë se 700 mijë ushtarë rusë janë vrarë gjatë luftës gati pesëvjeçare në Ukrai...
Bota
24 November 2026, 08:35
E. D
DANIMARKË- Gjykata e Lartë e Danimarkësvendosi në favor të një shoqate banesash që kishte ndërprerë 91 k...
Bota
24 November 2026, 08:20
E. D
“El Chapo Isidro”
MEKSIKË- Fausto Isidro Meza Flores, i njohur me nofkën “El Chapo Isidro” dhe i konsideruar si nj&eu...
Bota
24 November 2026, 08:07
E. D
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe kancelari gjerman Friedrich Merz
BERLIN- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark ...
Bota
23 November 2026, 23:00
E.d
Mark Rutte dhe Friedrich Merz
Raketat që ranë të premten (20.11.) në territorin e Polonisë ishin sot temë e diskutimeve në...
Bota
23 November 2026, 22:48
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar një paketë të re sanksionesh ekonomike ndaj individëve d...