10 November 2026, 17:18
Nga E.M

PORTUGALI- Stuhia atlantike Charles pritet të godasë Portugalinë ditën e nesërme me 11 nëntor, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar tetë distrikte dhe kanë vendosur mbylljen e shkollave dhe disa nga shërbimet publike. Erërat e forta mund të arrijnë deri në 140 kilometra në orë.
Sipas njoftimeve moti i keq do të prekë edhe jugun e Francës dhe veriperëndimin e Italisë, përpara se reshjet dhe erërat e forta të përfshijnë pjesë të Ballkanit Perëndimor.
Në Shqipëri, përkeqësimi më i ndjeshëm i motit pritet të premten, më 13 nëntor veriu dhe veriperëndimi do të përballen me rrebeshe të forta, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet parashikohen më të pakta.
Të enjten dhe të premten, era mund të kalojë 80 kilometra në orë në det të hapur dhe të arrijë rreth 65 kilometra në orë pranë brigjeve jugperëndimore. Në Kroaci, përgjatë Adriatikut, parashikohen erëra me forcë stuhie, ndërsa në Bosnjë-Hercegovinë reshjet më intensive priten në Hercegovinë dhe në perëndim të vendit.
Në zonat malore, gjatë natës drejt së shtunës, shiu mund të kthehet në dëborë. Moti i paqëndrueshëm pritet të prekë gjithashtu Malin e Zi, Slloveninë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe pjesë të Greqisë./Dosja.al
portugali
Aktualitet
10 November 2026, 17:07
E.M
ITALI- Karabinierët në Tor San Lorenzo të Italisë kanë arrestuar dy shtetas shqiptarë, 26 dhe 20 vjeç, nën akuzë...
Aktualitet
10 November 2026, 16:59
E.M
LEZHË- Kërkesa e Proukurorisë për pushimin e çështjes për 4 hidrocentralet në Kaçinar të Mirditës &e...
Aktualitet
10 November 2026, 16:30
E. D
DURRËS- Procesi gjyqësor është zhvilluar sot Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës ndaj Nikollë Rad...
Aktualitet
10 November 2026, 16:19
E. D
ANGLI- Gazeta britanike UnHerd, ka publikuar një investigim, ku analizon ngritjen e rrjeteve kriminale shqiptare dhe depërtimin e tyre në t...
Aktualitet
10 November 2026, 16:11
E.M
ITALI- Prokuroria italiane ka kërkuar 24 vite burg për 45-vjeçarin Moreno Violetto, i cili është akuzuar për vrasjen e shq...
Aktualitet
10 November 2026, 15:29
E. D
TIRANË- Ruben Saraiva, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, &eum...
Aktualitet
10 November 2026, 15:25
E.M
TIRANË- Këngëtari Rigels Rajku, i njohur si Noizy, dhe babai i tij, Bashkim Rajku, ishin thirrur nga SPAK në procesin e radhës gjyq&eu...
Aktualitet
10 November 2026, 14:09
E.d
Foto ilustruse
BELGJIKA- Një 36-vjeçar shqiptar, i konsideruar si drejtuesi kryesor i një bande të trafikut të kokainës në...
Aktualitet
10 November 2026, 14:02
E.d
Maksim Et’hemaj dhe Viola Haxhiademi
TIRANA- Maksim Et’hemaj është larguar nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil, ndë...
Aktualitet
10 November 2026, 13:59
G.M
Laert Haxhiu & Noizy
TIRANË- Në seancën e radhës gjyqësore ndaj Laert Haxhiut në GJKKO, ka dëshmuar Bashkim Rajku, baba...