LIVE UPDATES
Editorial

Nuk ka më Parti Socialiste, ka vetëm Edi Rama

Kjo Asamble ka zëvendësuar aktivistët e Partisë, intelektualët e saj me figura kukulla të përzgjedhur nga Autokrati, të cilat pasi janë baltosur në aferat korruptive të vendit, pasi kanë firmosur dhe pranuar marrëveshjet e turpshme për ta kthyer vendin në një plackë tregu për interes të pushtetit të Edi Ramës dhe përfitimeve të klientëve të tij, rrinë në Asamble si dele të trembura në shërbim të kënaqësisë së Diktatorit. 

17 November 2026, 14:04 Nga Agim Nesho
Nuk ka më Parti Socialiste, ka vetëm Edi Rama
Agim Nesho

Asambleja e fundit e Partisë Socialiste tregoi qartë se kjo parti nuk ekziston më, por njësohet me figurën e një njeriu, që është Edi Rama. Kjo Asamble ka zëvendësuar aktivistët e Partisë, intelektualët e saj me figura kukulla të përzgjedhur nga Autokrati, të cilat pasi janë baltosur në aferat korruptive të vendit, pasi kanë firmosur dhe pranuar marrëveshjet e turpshme për ta kthyer vendin në një plackë tregu për interes të pushtetit të Edi Ramës dhe përfitimeve të klientëve të tij, rrinë në Asamble si dele të trembura në shërbim të kënaqësisë së Diktatorit. 

Edi Rama nuk ka respekt dhe nevojë për institucione, duke personalizuar veprimtarinë e tyre dhe kapur shtetin. Ai është i ndërgjegjshëm dhe e beson që lidershipi i Partisë Socialiste nuk është gjë tjetër vecse një m.. i madh pa të. Ai e di që ata i ka blerë me thërrimet e korrupsionit, me postet e pushtetit kur ka pasur nevojë. Rama e ka të qartë që ata kanë ulur kokën dhe e kanë duartrokitur kur ka shpërdoruar pasuritë kombëtare, kur ka kanabizuar vendin, kur ka kthyer Shqipërinë në një kantier të pastrimit të parave të krimit, kur i ka dhënë pronat e shqiptarëve sheikëve arabë, kur është bërë pjesë e projekteve anti-kombëtare me Vucic, etj. Ramës i duhet mbledhja e Asamblesë së PS për të treguar që nuk është i vetëm, por ka partinë nga pas, për të ngritur propagandën e copëtuar dhe të pavërtetë se integrimi europian po bëhet realitet dhe BE po na pret; si dhe për të institucionalizuar dhunën kundër protestuesve me masa shtypëse të administratës dhe policisë – “Tani e kemi fjalën ne”. Paranoja e tij dhe frika për humbjen e pushtetit, kur populli i kërkon dorëheqjen, e shtyn atë ti faturojë PS-së dështimin e tij - “Nuk e kanë me mua, e kanë me ju”. Përpjekja e tij e dëshpëruar sot është kthimi i Shqipërisë në një diktaturë të re, në qoftë se protesta e studentëve thyhet dhe dështon.

Projekti i një pushteti të centralizuar në vendim-marrjen e tij ka filluar që me marrjen e drejtimit të PS. Qëllimi i tij ishte të përdorte PS si një kalë beteje për të marrë dhe mbajtur pushtetin, pushtet të cilin do ta ndante me klientelën e tij, besnikët pa kushte të bashkisë së Tiranës dhe forcën e ‘të fortëve’. Në 2012 kam botuar artikullin e parë kritik tek Panorama, “Komandanti e ka partinë e tij, po PS ku është?”, duke shprehur shqetësimin për kapjen e një partie politike për interes të pushtetit. 

Shqipëria ka një eksperiencë relativisht të vogël në sistemin demokratik. Historia e saj ka kaluar nga sistemi feudal në diktaturën komuniste, pa kaluar sistemin kapitalist të zhvillimit. Regjimet e saj kanë qenë despotike duke kaluar nga një perandori në tjetrën dhe vendi i është përshtatur psikologjisë lindore të pushtetit që gjunjëzohej përpara pushtetit të liderit politik apo fetar. 

Pas viteve 90’ dhe revolucionit demokratik, Shqipëria zgjodhi ti bashkohej demokracisë dhe ekonomisë së tregut të lirë, duke ju bashkuar vendeve të tjera europiane. Forma e demokracisë ishte demokraci përfaqësuese, me përfaqësues të zgjedhur nga partitë politike në bazë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sistemi kryesor që zuri vend në Shqipëri ishte sistemi dy partiak me disa parti të vogla që përfaqësonin rrymat e vjetra politike, interesat e politikanëve të caktuar apo interesave të minoritetit. Pavarësisht luhatjeve, tendencave për fuqizimin e një sistemi partitokratik në dëm të demokracisë përfaqësuese, sistemi ka funksionuar. Thyerja e sistemit erdhi me ardhjen në pushtet të Aventurierit politik, Edi Rama, i cili pasi pastroi Partinë Socialiste, e mbushi partinë me elementë të krimit të organizuar, u përpoq të shkatërrojë partinë kryesore të opozitës, për ta përgatitur vendin drejt një autokracie elektorale dhe një pushteti të centralizuar. 

Ai u përpoq të dirigjonte opozitën, ta ‘klononte’ atë sipas dëshirave të tij ose ta blinte për diversion politik. Ai prodhoi figura të reja politike të opozitës, si Endri Shabani, për të thënë se Shqipëria kërkon një brez të ri në udhëheqje. Ai punon për të krijuar një opozitë interesash, që e pranon atë dhe mund të punojë me të. 

Prandaj edhe gjatë lëvizjes popullore të sotme kundër regjimit të korruptuar të tij, ai përpiqet të godasë opozitën, ta bëjë bashkë-fajtore me të, për të krijuar konfuzion, të blejë kohë dhe të instalojë pushtetin e tij anti-popullor drejt një diktature të re. Ideja e hedhur në protestë për të hequr klasën politike të 35 viteve, pavarësisht se duket një ide e guximshme dhe përparimtare, i shërben qëllimeve të tij politike, për ti hequr protestës qëllimin kryesor të rrëzimit të regjimit të tij, por edhe për ta paraqitur atë – protestën – si një lëvizje politike anti-sistem, të ekstremit të majtë, për të marrë përkrahjen e faktorit ndërkombëtar. Në kushtet e sotme gjeopolitike faktori ndërkombëtar kërkon stabilitet ndaj ndryshimeve të panjohura që nuk i ka nën kontroll. 

Shqipëria sot është në udhëkryq. Edi Rama sot është një figurë e diskretituar dhe e urryer për veprimet e tij nga shumica e popullit. E vetmja mundësi që i ka mbetur është rimarrja e benefiteve nga klientët e tij ndërkombëtarë, burokratët e Brukselit, të cilët për një kohë të gjatë janë “mahnitur” dhe frymëzuar nga projekti i “patronazhizmit” të tij me kanabisin politik. E vetmja shenjë optimizmi është lëvizja studentore heroike për të ndaluar Edi Ramën dhe projektin e tij famëkeq të instalimit të një diktature të re në Shqipëri dhe për të kthyer rregullat e lojës demokratike në vend. Ai ka shkatërruar Partinë Socialiste dhe ka kapur Shtetin, duke rrezikuar të ardhmen europiane të Shqipërisë. Partitë e reja janë të fokusuara në fuqizimin e tyre dhe përpjekjet për të marrë pushtetin duke e parë situatën si një lojë në demokraci. 

Partitë politike duhet të fokusohen në rrëzimin e regjimit dhe jo të luftojnë njëra-tjetrën për pushtet, në një kohë që duhet BASHKIM i të gjithëve ndaj sektit të Rilindjes. Në qoftë se nuk e kuptojnë këtë gjë, i shërbejnë regjimit të Edi Ramës. Shoqëria civile duhet të veprojë në mbrojtje të interesave kombëtare dhe jo të përdoret në bazë të konjukturave të grupeve të interesit që ju mundësojnë veprimtarinë e tyre. 

Po shkojmë drejt diktaturës, nuk jemi në demokraci. 

Agim Nesho

Sondazh

Editorial 9 November 2026, 10:16 Agim Nesho

Bashkim për një fitore të vonuar  

Agim Nesho Represioni policor i Ramës ndaj protestës popullore nuk është shenjë e mbajtjes së pushtetit, por rritjes së cmi...

Editorial 8 November 2026, 07:42 Irena Beqiraj

Përse pasuria nuk krijoi elitë?

Shqipëria ka prodhuar gjatë tri dekadave të fundit një numër të konsiderueshëm njerëzish të pasur. Disa e kanë...

Editorial 29 October 2026, 11:17 Auron Janku

Populli nuk fyhet. Populli dëgjohet

Auron Janku Në daljen e tij të fundit publike, Kryeministri iu drejtua një pjese të popullit të pakënaqur me fjalët “...

Editorial 27 October 2026, 13:48 Meri Lika

Paketa Fiskale 2027

Meri LIka Sot, ndërsa Tirana ende mban gjurmët e protestave të javëve të fundit, qeveria e nisi ditën me një lajm për ...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin