13 November 2026, 15:28
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka propozuar votimin e detyrueshëm për të gjithë qytetarët, si një masë kundër blerjes së votës dhe ndikimit të pushtetit në proceset zgjedhore. Gjatë fjalës së tij, Berisha u bëri thirrje forcave politike opozitare të mbështesin këtë propozim, duke marrë si shembull vende si Australia dhe Belgjika, ku votimi është i detyrueshëm.
Kryedemokrati u shpreh kategorikisht kundër numërimit elektronik të votave, duke thënë se kjo formë ka shfaqur probleme në Shqipëri dhe në vende të tjera. Sa i përket votës së diasporës, Berisha theksoi se PD-ja nuk kundërshton të drejtën e emigrantëve për të votuar, por kërkoi diskutime të mëtejshme për mënyrën e zbatimit, me qëllim garantimin e sigurisë dhe transparencës së procesit.
"Ne ftojmë të gjitha forcat politike opozitare të mbështesin votimin e detyrueshëm të qytetarëve. Vende demokratike si Australia dhe jo vetëm, Belgjika dhe jo vetëm, duke parë kthetrat e qeverisë dhe oligarkëve të saj mbi votat, mbi blerjen e të drejtës së votës ‘rri ti, mos dil ti se ti nuk më voton mua se unë e di që ti je kundra meje, por rri në shtëpi dhe merr këto lekë’, dhe kjo është një praktikë shumë e zakonshme. Atëherë, çfarë kanë bërë këto vende? Me mençuri kanë vendosur detyrimin e çdo qytetari që të votojë, duke përjashtuar pra mundësinë e blerjes të të drejtës së votës. Se tjetër vota, tjetër e drejta e votës. Vota është 'hajde voto për mua të jap kaq lekë', kurse kjo 'jo, jo rri në shtëpi ti'. Këtë e kanë përdorur masivisht. Pra, ne duhet të kërkojmë votim të detyrueshëm për qytetarët. Jemi kategorik kundër çdo forme numërimi elektronik mbasi ky lloj numërimi është shfaqur me probleme të mëdha në shumë vende. Në Shqipëri po e po, por dhe vende të tjera të botës. Asnjë votim elektronik. Për votën e diasporës, duhet të diskutojmë gjerësisht se ne e pamë, nuk e kundërshtojmë kurrë të drejtën e tyre të votës, por mënyra e zbatimit të kësaj duhet parw, të gjejmë mënyrat më të sigurta, më transparente. Ndaj dhe përpiqemi, zotërinj deputetë, të bëjmë të pamundurën për të përcaktuar të gjitha modalitetet," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
13 November 2026, 15:13
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar ndryshimin e legjislacionit zgjedhor për të rikthyer t...
Politike
13 November 2026, 15:12
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur qëndrimin e tij për reformën zgjedhore, duke prop...
Politike
13 November 2026, 15:11
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar një bashkim të gjerë opozitar për reform&eu...
Politike
13 November 2026, 14:51
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD-s, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se reforma zgjedhore është një reformë në të cil&...
Politike
13 November 2026, 14:43
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se deputetët e PD do të njihen dhe do të dis...
Politike
13 November 2026, 14:07
Izmir Akulli
Foto Ilustruese
TIRANË- Problematika globale e shërbimeve Microsoft 365 ka prekur edhe administratën publike shqiptare, duke shkaktuar vës...
Politike
13 November 2026, 13:39
E.d
Pamje nga takimi
TIRANA- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Eric Wendt ka zhvilluar një takim me të rinj shqiptar&eu...
Politike
13 November 2026, 13:03
E.d
Pamje
TIRANA- Projektligji i ri për strehimin social ka nxitur debate mes përfaqësuesve të opozitës dhe qeverisë në k...
Politike
13 November 2026, 12:20
E.d
Edi Rama
TIRANA- Media prestigjioze Al Jazeera i ka kushtuar një artikull anulimit të samitit të NATO-s në Tiranë për viti...
Politike
13 November 2026, 11:31
E.d
Erion Veliaj
TIRANA- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiran&...