25 November 2026, 12:58
Nga E. D
Jakup Hasani dhe Selami Hasani
FIER- Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e dyfishtë në Fier, ku mbetën të vrarë Selami Hasani dhe nipi i tij, Jakup Hasani. Sipas burimeve pranë grupit hetimor, një nga pistat kryesore që po shqyrtohet është mundësia që autorët të kenë ngatërruar shënjestrën.
Nga hetimet paraprake mësohet se Selami Hasani, prej disa ditësh, po kryente punime në murin rrethues të banesës, të cilin po e riparonte dhe e ngrinte për ta bërë më të lartë. Ndërkohë, hetuesit po verifikojnë edhe praninë e një droni në zonën ku ndodhi ngjarja, rreth tre deri në katër ditë përpara atentatit.
Sa i përket dinamikës së atentatit, dyshohet se automjeti tip Volvo, me ngjyrë të bardhë, ka mbërritur në zonë me tre persona. Drejtuesi i mjetit ka qëndruar në makinë, me motorin ndezur, rreth 10 metra larg banesës, ndërsa dy persona të tjerë, të veshur me bluza me kapuç dhe xhupa, janë afruar drejt saj.
Në momentin kur automjeti ka marrë kthesën dhe është dëgjuar zhurma e tij, nga banesa ka dalë fillimisht Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit, për të parë se çfarë po ndodhte. Ai është qëlluar me armë zjarri nga autorët. Sipas burimeve hetimore, dyshohet se pas të shtënave autorët kanë marrë një telefonatë, përmes së cilës janë njoftuar se kishin qëlluar personin e gabuar dhe se viktima e parë nuk ishte Selami Hasani, por nipi i tij, Jakupi, i cili ndodhej në banesën e të afërmit.
Vetëm pak sekonda më vonë, nga oborri i banesës ka dalë edhe Selami Hasani. Në këtë moment, dy autorët e kanë qëlluar me breshëri armësh, duke i shkaktuar plagë fatale. Ndërkohë, disa banorë të zonës kanë deklaruar në polici se kishin dëgjuar zhurma të mbytura, të ngjashme me plasjen e kapsollave që përdorin fëmijët.
Pas krimit, autorët janë larguar me shpejtësi. Pak minuta më vonë, automjeti tip Volvo është gjetur i djegur, ndërsa dyshohet se personat e përfshirë në atentat kanë vijuar largimin me një tjetër automjet, në drejtim të Vlorës. Një tjetër pistë që po hetohet është ajo e një vrasjeje me pagesë.
Dyshimet janë se atentati mund të ketë qenë i organizuar dhe planifikuar më herët, e jo rezultat i një konflikti të çastit. Megjithatë, Grupi hetimor po vijon punën për analizimin e pamjeve të kamerave të sigurisë, gjurmimin e automjeteve të përdorura dhe verifikimin e provave të tjera që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të vrasjes së dyfishtë./Dosja.al
Jakup Hasani Selami Hasani
Aktualitet
25 November 2026, 12:49
E. D
Santiago Malko
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë, duke dënuar me 28 vite burg Erlis ...
Aktualitet
25 November 2026, 12:12
E. D
ITALI- Një bisedë e përgjuar nga hetuesit në Katania ka nxjerrë në pah ndryshimet në tregun e kokainës në Ita...
Aktualitet
25 November 2026, 11:19
E. D
TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka refuzuar 3 ngarkesa me produkte ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar gjatë muajit nëntor...
Aktualitet
25 November 2026, 11:13
E. D
SPAK
TIRANË- SPAK ka paraqitur pretencën për 10 personat e dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, i cili merrej...
Aktualitet
25 November 2026, 10:26
E. D
pamjet
TIRANË- Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës po prodhojnë figura që po tërheqin vëmendjen për...
Aktualitet
25 November 2026, 09:52
E. D
ANGLI- Dy persona me origjinë shqiptare janë arrestuar në Angli, pasi dyshohet se kanë hyrë pa autorizim në rezidencën ...
Aktualitet
25 November 2026, 09:44
E. D
pamjet
VLORË- Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës në lagjen “1 Maji” në Vl...
Aktualitet
25 November 2026, 09:34
E. D
SPANJË- Tre shqiptarë janë arrestuar në Spanjë, pasi dyshohen si autorë të 17 grabitjeve në banesa në tri pro...
Aktualitet
25 November 2026, 09:25
E. D
TIRANË- Në rrugët e Tiranës, zemërimi ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama është shprehur prej muajsh p&eu...
Aktualitet
25 November 2026, 09:24
E. D
PRISHTINË- Prokuroria Themelore në Prishtinë ka zbardhur detaje të reja nga hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra më...