24 October 2026, 10:00
Nga DOSJA

ANGLI - Xabi Alonso ka folur hapur për largimin e tij nga Real Madridi, duke pranuar se aventura me gjigantët spanjollë përfundoi më shpejt nga sa e kishte imagjinuar. Në një intervistë me Jamie Carragher, trajneri spanjoll është kthyer te periudha në “Santiago Bernabéu”, duke zbuluar se ndarja erdhi në një moment kur skuadra ishte ende në garë për objektivat kryesorë të sezonit.
“Kam mbetur me ndjesinë se gjithçka përfundoi pak më shpejt nga sa pritej, pa e ditur nëse do të përfundonte mirë apo keq. Ishte mesi i sezonit dhe ne ishim ende në La Liga dhe në Champions League”, u shpreh Alonso, duke reflektuar mbi mënyrën se si mori fund eksperienca e tij në Madrid.
Pavarësisht zhgënjimit, trajneri nuk shfaq mëri ndaj klubit madrilen. Përkundrazi, ai e konsideron këtë përvojë një mundësi të rëndësishme për të mësuar dhe për t'u rritur profesionalisht.
“Të drejtosh Real Madridin është një përvojë më vete. Madridi është i veçantë në çdo aspekt dhe ndryshon nga klubet e tjera. Kam mësuar shumë nga kjo përvojë dhe nuk e shoh të kaluarën me zemërim. Mendoj se u përpoqa të jepja më të mirën time”, deklaroi ai.
Pse zgjodhi Chelsean?
Pas eksperiencave te Bayer Leverkuseni dhe Real Madridi, Alonso ka nisur një kapitull të ri në karrierë, këtë herë në Premier League, në krye të Chelseat. Objektivi i tij është të rikthejë klubin londinez mes pretendentëve kryesorë të futbollit anglez.
Spanjolli pranoi se nuk kishte pasur më parë një lidhje të veçantë me Chelsean, por potenciali i klubit dhe mundësia për të ndërtuar një projekt të ri e bindën të pranonte ofertën.
“Nuk kisha lidhje me Chelsean, por pashë potencialin që ekzistonte këtu. Mendova se disa gjëra mund të ndryshonin dhe se mund ta nisnim këtë rrugëtim së bashku”, shpjegoi Alonso.
Ai theksoi se koha ishte vendimtare në zgjedhjen e tij, pasi pas aventurës në Leverkusen dhe më pas në Madrid, dëshironte të gjente projektin e duhur për hapin e radhës.
“Ishte çështje kohe. Për mua, pas Leverkusenit ishte momenti i duhur. Pas Real Madridit pata pak kohë të lirë dhe doja të ndieja se po shkoja në vendin e duhur, aty ku mund të krijoja një lidhje të mirë”, përfundoi trajneri spanjoll.
Tashmë, sfida e Alonsos është të lërë pas zhgënjimin e Madridit dhe të ndërtojë te Chelsea një skuadër që mund të luftojë për trofe, duke dëshmuar se eksperienca e fituar në Spanjë dhe Gjermani mund të përkthehet në sukses edhe në futbollin anglez.
B.T (Dosja.al)
Sport
24 October 2026, 09:30
ITALI - Duket e pabesueshme, por magjia e Ronaldinhos do të rikthehet në fushën e lojës! Në moshën 46-vjeçare, legjen...
Sport
24 October 2026, 09:00
ANGLI - Arsenali ka marrë një lajm të keq pas barazimit 2-2 ndaj Bayern Munich në Allianz Arena. Bukayo Saka pritet të qëndroj&eu...
Sport
24 October 2026, 08:30
SPANJE - Barcelona ka nisur të lëvizë në merkato për të ardhmen dhe një nga emrat që ka tërhequr vëmendjen e ...
Sport
24 October 2026, 08:11
AUSTRALI - Marc Márquez ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit botëror në MotoGP. Piloti sp...
Sport
24 October 2026, 08:00
Duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asist, Joe Scally (majtas), luajti një rol të madh në fitoren e ekipit të ...
Sport
24 October 2026, 07:46
ITALI - Torino vazhdon serinë pozitive në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Ignazio Abate mposhti Monzën me rezultatin 3-2, në një ...
Sport
24 October 2026, 07:30
BRAZIL - Neymar ka bërë publike mbështetjen e tij për Flavio Bolsonaron, vetëm dy ditë para raundit të dytë të...
Sport
23 October 2026, 20:15
TURQI - Shqetësim për André Onanën. Portieri kamerunas, i cili është pjesë e Manchester United dhe aktualisht luan si i hu...
Sport
23 October 2026, 20:00
SPANJE - Një klimë më e qetë duket se po mbizotëron në dhomën e zhveshjes së Real Madridit. Sipas raportimeve nga Spanj...
Sport
23 October 2026, 19:30
SPANJE - Raphinha e sheh sërish Real Madridin si një kundërshtar ndaj të cilit ka ditur të shkëlqejë. Braziliani ka nd&...