13 November 2026, 17:50
Nga E.M

VLORË- Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane (CELS) pas rasteve të helmimit të fëmijëve në kopshtin nr. 10 ka depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e Vlorës. Në këtë mënyrë kërkohet nisja e hetimeve, identifikimi i personave përgjegjës dhe sekuestrimi i mostrave të ujit e ushqimit.
Më 11 nëntor 2026 është depozituar kallëzimi në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Sipas CELS, që prej 6 nëntorit, dhjetëra fëmijë dhe të rritur kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi kanë shfaqur simptoma si të vjella, diarre dhe temperaturë. Analizat e raportuara për depozitën e ujit të kopshtit kanë treguar mungesë klori dhe tregues të ndotjes fekale.
CELS thekson se deklaratat e institucioneve deri tani kanë qenë të pjesshme dhe kontradiktore. Përmes kallëzimit penal, organizata i kërkon Prokurorisë regjistrimin e menjëhershëm të procedimit penal, sekuestrimin urgjent të mostrave të ujit dhe ushqimit, si dhe të dokumentacionit që lidhet me klorinimin dhe mirëmbajtjen e depozitave.
Në kë ë mënyrë kërkohen ekspertime të pavarura mikrobiologjike, kimike, teknike dhe mjeko-ligjore, si dhe identifikimi dhe vënia para përgjegjësisë e çdo personi që mund të rezultojë përgjegjës.
“Kallëzimin e bëmë në interes publik, sepse fëmijët nuk mund t’i mbrojnë vetë të drejtat e tyre. Nuk akuzojmë asnjë person me emër. Kërkojmë një hetim të shpejtë, të pavarur dhe me prova, që të gjitha familjet të marrin përgjigje”, thuhet në reagimin e CELS.
Sipas organizatës theksohet se familjet e prekura do të përfitojnë ndihmë juridike dhe këshillim falas./Dosja.al
CELS
Aktualitet
13 November 2026, 17:10
E. D
TIRANË- Sipas hierarkisë së nevojave të psikologut Abraham Maslow, njerëzit përpiqen fillimisht të sigurojnë nevoj...
Aktualitet
13 November 2026, 17:00
E.M
KUKËS- Moti i keq dhe reshjet e shiut janë përkeqësuar duke shkaktuar kështu problematika në disa zona të veriut. Një n...
Aktualitet
13 November 2026, 16:45
E.M
KAKAVIJË- Një shtetas i huaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet zvicerane për trafik droge dhe pastrim paras...
Aktualitet
13 November 2026, 16:08
E. D
Artur Zoto
TIRANË- Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me reku...
Aktualitet
13 November 2026, 16:04
E. D
GJKKO
TIRANË- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Lulzim Pepës, Fatjon Markut, Aleks (Shkëlqim) Pepajt dhe Ilir Lazrit për zë...
Aktualitet
13 November 2026, 15:00
E.d
Esmeralda Hasani
TIRANA- Emërimi i Esmeralda Hasanit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit ka tërhequr vëmendjen ...
Aktualitet
13 November 2026, 14:33
E.d
Viktima, Gentiana Kopili
ITALI- Rasti i rëndë i vrasjes së 45-vjeçares shqiptare Gentiana Kopili në Itali, tronditi vendin n&...
Aktualitet
13 November 2026, 14:08
E.d
Mateos Jubani
ANGLI- Një shqiptar është dënuar me 15 vite burg në Angli, pasi u përfshi në dy sulme të rënd...
Aktualitet
13 November 2026, 13:50
E.d
Klevin Metaj
TIRANA- Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj Klevin Metajt, duke zëvendësuar “arrestin në shtë...
Aktualitet
13 November 2026, 13:36
G.M
Gentian Keri
TIRANË- SPAK ka marrë në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Gentian Keri, n&eum...