13 November 2026, 16:08
Nga E. D
Artur Zoto
TIRANË- Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs, duke kërkuar rishikimin e vendimit për dëmshpërblimin e përfituar për periudhën që qëndroi në paraburgim, përpara se të shpallej i pafajshëm nga akuzat për korrupsion me tenderat e ushqimeve në burgje.
Zoto kërkon që të rishikohet masa e kompensimit financiar, të cilën e konsideron të pamjaftueshme për kohën e kaluar në qeli. Ish-zyrtari u arrestua më 21 shkurt 2017, në kuadër të hetimeve për abuzimet me tenderat e furnizimit me ushqime për institucionet e vuajtjes së dënimit.
Ai qëndroi në paraburgim deri më 19 shtator 2018, kur Gjykata e Apelit për Krime të Rënda e shpalli të pafajshëm. Në shkallën e parë, Zoto ishte dënuar me 5 vite burg për korrupsion pasiv, ndërsa një prej provave kryesore në proces ishte dëshmia e ish-zëvendësit të tij, Iliaz Labi, i cili kishte përfituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Labi kishte deklaruar se kishte marrë 2 milionë lekë nga bizneset pjesëmarrëse në tenderat e ushqimeve dhe se këto para ia kishte dorëzuar Zotos. Megjithatë, Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e shkallës së parë dhe vendosi pafajësinë e ish-drejtorit të Burgjeve.
Pas këtij vendimi, Zoto iu drejtua Gjykatës Administrative, duke kërkuar dëmshpërblim për periudhën e qëndrimit në paraburgim. Në shkurt të vitit 2019, gjykata pranoi pjesërisht kërkesën e tij, duke i njohur një kompensim prej 1 milion e 725 mijë lekësh. Tashmë, përmes rekursit në Gjykatën e Lartë, ish-drejtori kërkon rishikimin e vendimit për vlerën e dëmshpërblimit të përfituar./Dosja.al
artur zoto
Aktualitet
13 November 2026, 16:04
E. D
GJKKO
TIRANË- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Lulzim Pepës, Fatjon Markut, Aleks (Shkëlqim) Pepajt dhe Ilir Lazrit për zë...
Aktualitet
13 November 2026, 15:00
E.d
Esmeralda Hasani
TIRANA- Emërimi i Esmeralda Hasanit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit ka tërhequr vëmendjen ...
Aktualitet
13 November 2026, 14:33
E.d
Viktima, Gentiana Kopili
ITALI- Rasti i rëndë i vrasjes së 45-vjeçares shqiptare Gentiana Kopili në Itali, tronditi vendin n&...
Aktualitet
13 November 2026, 14:08
E.d
Mateos Jubani
ANGLI- Një shqiptar është dënuar me 15 vite burg në Angli, pasi u përfshi në dy sulme të rënd...
Aktualitet
13 November 2026, 13:50
E.d
Klevin Metaj
TIRANA- Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj Klevin Metajt, duke zëvendësuar “arrestin në shtë...
Aktualitet
13 November 2026, 13:36
G.M
Gentian Keri
TIRANË- SPAK ka marrë në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Gentian Keri, n&eum...
Aktualitet
13 November 2026, 13:31
E.d
Arben Voja
FIER- Prokuroria e Fierit ka kërkuar dhe marrë nga gjykata masën e sigurisë “Arrest në burg” për katë...
Aktualitet
13 November 2026, 13:14
E.d
Foto ilustruse
AUSTRI- Një krim i rëndë me protagonistë dy shtetas nga Kosova po shqyrtohet nga drejtësia austriake. Një 47-vje&...
Aktualitet
13 November 2026, 12:39
E.d
Viktima
BELGJIKË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e shqiptarit i cili u vra në zemër të Brukselit pak ditë me par&...
Aktualitet
13 November 2026, 12:06
E.d
Pamje
THETH- Moti i keq i cili ka përfshirë vendin ka shkaktuar problematika në disa zona të vendit. Nga ky ndryshim atmosferik eshte prek...