Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Martin Kajo,gjatë prezantimit të projektligjit në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qendrueshëm pohoi se kompanitë do të duhet të informojnë klientët për produktet që ofrojnë, kostot dhe rreziqet që shoqërojnë investimin.

TIRANNË- Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Martin Kajo,gjatë prezantimit të projektligjit në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qendrueshëm pohoi se kompanitë do të duhet të informojnë klientët për produktet që ofrojnë, kostot dhe rreziqet që shoqërojnë investimin.
Qeveria ka propozuar një ligj të ri për tregun e kriptomonedhave në Shqipëri, që synon të vendosë rregulla më të qarta për kompanitë që ofrojnë këto shërbime dhe të mbrojë qytetarët që investojnë paratë e tyre në Bitcoin apo produkte të tjera digjitale.
“Nëpërmjet kuadrit të ri rregullator, qytetari do të ketë mundësi të kuptojë çfarë produkti po blen, cilat janë kostot, çfarë të drejtash ka dhe cilat janë rreziqet që merr përsipër. Për këtë arsye projektligji vendos kërkesa për dokumentin informues të kriptoaseteve dhe për materialet promovuese. Informacioni duhet të jetë i qartë, i saktë dhe jo çorientues”, u shpreh Kajo
Projektligji parashikon gjithashtu që kompanitë të marrin autorizim për të ushtruar aktivitetin dhe të respektojnë detyrimet ndaj klientëve.
“Përmes këtij projektligji synojmë të krijojmë një kuadër më të plotë dhe më të saktë të financave digjitale në Shqipëri, që mbështet zhvillimin e shërbimeve të reja, me përgjegjësi të përcaktuara për operatorët dhe mbrojtjen e qytetarëve”, deklaroi zëvendësministri.
Ligji i propozuar synon të përafrojë rregullat shqiptare me ato të Bashkimit Europian, ndërsa sipas Kajos, zhvillimi i këtij tregu mund të krijojë mundësi të reja për biznese, investime dhe punësim të kualifikuar.
“Projektligji kërkon që pjesëmarrja në këtë mjedis të shoqërohet me masa që ruajnë stabilitetin financiar, integritetin e tregut dhe mbrojtjen e konsumatorit. Rregullat do t’i miratojmë me vendim të Këshillit të Ministrave”, tha Kajo./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka propozuar votimin e detyrueshëm për të gjithë qytetar&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar ndryshimin e legjislacionit zgjedhor për të rikthyer t...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur qëndrimin e tij për reformën zgjedhore, duke prop...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar një bashkim të gjerë opozitar për reform&eu...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i PD-s, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se reforma zgjedhore është një reformë në të cil&...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se deputetët e PD do të njihen dhe do të dis...
Foto Ilustruese TIRANË- Problematika globale e shërbimeve Microsoft 365 ka prekur edhe administratën publike shqiptare, duke shkaktuar vës...
Pamje nga takimi TIRANA- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Eric Wendt ka zhvilluar një takim me të rinj shqiptar&eu...
Pamje TIRANA- Projektligji i ri për strehimin social ka nxitur debate mes përfaqësuesve të opozitës dhe qeverisë në k...
Edi Rama TIRANA- Media prestigjioze Al Jazeera i ka kushtuar një artikull anulimit të samitit të NATO-s në Tiranë për viti...